LAJMI I FUNDIT:

Twitter fshinë mbi 170 mijë llogari të lidhura me qeverinë kineze, përhapnin lajme të rreme rreth protestave në Hong Kong dhe COVID-19

Twitter fshinë mbi 170 mijë llogari të lidhura me qeverinë kineze, përhapnin lajme të rreme rreth protestave në Hong Kong dhe COVID-19

Twitter njoftoi të enjten se kishte mbyllur më shumë se 170,000 llogari të lidhura me qeverinë kineze. Ekspertët që punojnë me Twitter të cilët rishikuan llogaritë, thanë se shkruanin histori mashtruese rreth protestave të Hong Kongut, COVID-19 dhe tema të tjera.

Kompania tha se llogaritë “po përhapnin histori gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës”.


Twitter është bllokuar zyrtarisht në Kinë, megjithëse shumë njerëz në vend janë në gjendje ta përdorin atë duke përdorur një VPN, shkruan CNN.

Renee DiResta, menaxhere kërkimesh në Observatorin e Internetit Stanford, e cila gjithashtu analizoi llogaritë, tha që shumë prej atyre që postuan rreth COVID-19 përgjatë pranverës ishin krijuar vetëm në fund të janarit, transmeton Telegrafi.

“Shkrimet rreth COVID-19 lavdërojnë përgjigjen e Kinës ndaj virusit, ndërsa shkrimet në Twitter gjithashtu përdorin pandeminë për të antagonizuar aktivistët amerikanë dhe Hong Kongun”.

Twitter tha se kishte identifikuar 23.750 llogari, që ajo përshkroi si një “rrjet thelbësor shumë të angazhuar” që u përdorën për të bërë shkrime në favor të Pekinit.

Twitter tha se shumë prej llogarive ishin identifikuar herët dhe prandaj kishin numër të ulët të ndjekësve dhe angazhim të ulët.

Ky nuk është veprimi i parë i tillë i ndërmarrë nga Twitter. Në gusht të vitit 2019, kompania hoqi rreth 1.000 llogari që besohet se vepronin brenda territorit të Kinës për “qëllime të veçanta për të mbjellë mosmarrëveshje politike në Hong Kong”.

Kompania njoftoi gjithashtu të enjten se kishte mbyllur llogaritë e lidhura me Rusinë dhe Turqinë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori