LAJMI I FUNDIT:

Tusk provokon një pjesë të britanikëve, thotë se “ka një vend special në ferr për ata që promovuan Brexit-in” (Video)

Tusk provokon një pjesë të britanikëve, thotë se “ka një vend special në ferr për ata që promovuan Brexit-in” (Video)

Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, ka akuzuar deputetët që promovuan Brexit gjatë referendumit të vitit 2016, duke thënë se e bënë pa e ditur se si ta bënin atë.

Në një postim në Twitter lideri i BE-së tha: “Do të doja të dija se çfarë vendi special në ferr do të ishte, për ata që promovuan Brexit-in, pa as edhe një skicë të një plani se si për ta bërë atë në mënyrë të sigurtë”.


Ai, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pastaj përsëriti të njëjtin mesazh gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Dhe menjëherë kanë ardhur reagimet e britanikëve.

“Pas Brexit ne do të jemi të lirë nga zgjedhja e njerëzve arrogantë si ju, për të drejtuar vendin tonë. Tingëllon më shumë sesa ‘parajsa’ për mua”, ka thënë Nigel Farage.

Gjithashtu Tusk ka përsëritur faktin se marrëveshja e tërheqjes me Bashkimin Evropian nuk është e hapur për rinegociim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mzafJ8sEsQE