LAJMI I FUNDIT:

Tusk: BE bëri gabim të madh, veçmas ndaj Shkupit

Tusk: BE bëri gabim të madh, veçmas ndaj Shkupit

Brexiti është një nga gabimet më spektakolare në historinë e BE-së, por gabim i madh është edhe “jo”-ja franceze për liderët e Ballkanit Perëndimor veçmas për Shkupin, konsideron Donald Tusk në intervistën e parë pas largimit nga funksioni kryetar i Këshillit Evropian.

Tusk qenë kritik edhe për refuzimin e Macronit të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Mendoj se është bërë një gabim i madh strategjik dhe politik…, pas kaq shumë përpjekjesh dhe sakrificë, veçmas në Shkup”, ka thënë Tusk i cili pas largimit nga pozicioni lider në Këshillin e BE-së është zgjedhur për kryetar të ri të Partisë Popullore Evropiane (PPE), grupacion më me numër në Parlamentin Evropian.


“JO”-ja franceze i ka detyruar liderët e rajonit të dëshpërohen, përfshirë edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili i ka kundërshtuar nacionalistët për t’i dhënë fund kontestit të gjatë me emrin me Greqinë, thekson “Guardian”.

Ai e ka krahasuar Macronin me Angela Merkelin e cila angazhohet për integrim të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Përparësia e saj e vetme ka qenë ajo që çdoherë ka qenë e përgatitur të mendojë për Evropën si tërësi. Dhe ajo ishte e gatshme të sakrifikojë ndonjë interes të brendshëm ose kombëtar që ta mbrojë Evropën si tërësi. Nga ana tjetër, nëse duam ta trajtojmë Macronin si lider të mbarë Evropës, politikisht, atëherë na duhet një politikan që ndjehet përgjegjës para BE-së si tërësi, jo vetëm për Francën”, ka thënë Tusk në intervistën për “Guardian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori