Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 mars 2024, ka ngritur aktakuzën ndaj të akuzuarit Tush Frroku, për vrasjen e rëndë në Klinë ndaj mikut e njëkohësisht dhëndrit të tij viktimës, A.P. Ai po ngarkohen edhe për tri vepra tjera përfshirë “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”.
Seanca fillestare në këtë rast pritet të mbahet në fund të muajit mars të këtij viti pranë Gjykatës Themelore në Pejë.
Sipas aktakuzës, Tush Frroku, po akuzohet se më 7 gusht 2023, privon nga jeta A.P., si dhe vë në rrezik jetën e personave të tjerë dhe atë të dëmtuarit F.Rr.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Tush Frroku ngarkohet se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P.,, duke e lënë në vend të vdekur.
Me këtë thuhet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 të KPRK-së.
Pos për vrasje të rëndë, Frroku ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur një revole me dhjetë fishekë, një brez të pajisjeve të armës me pranga, këllëf të pistoletës, një shufër metalike, trembëdhjetë fishek të gjallë, dy fishek të pushkës së gjuetisë, pajisje për pastrim të armës, dhe një thikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktakuzës, pas kryerjes së veprës penale, i akuzuari Frroku në ditën kritike, del në sheshin “Nëna Terezë”, e ndalon veturën Golf VI, të cilën e voziste i dëmtuari A.T., ku edhe i drejton pistoletën “Sig Sauer”, dhe nën kërcënimin e armës duke ia drejtuar e detyron që ta voziste veturën në drejtim të fshatit Zllakuqan. Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari kishte frenuar veturën dhe ishte larguar ku më pas i akuzuari kishte marrë veturën dhe ishte arratisur. Me këtë thuhet se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”, nga neni 192 par.2 nën par.2.1 dhe 2.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Në aktakuzë gjithashtu thuhet se pas ndalimit të veturës nga i dëmtuari e më të larguar nga vetura, Frroku e merr veturën dhe arratiset e ku me pas atë veturë e lë tek shtëpia e tij, e që me këtë veprim ai akuzohet edhe për “marrja në posedim të pasurisë së luajtshme” nga neni 319 par.1 i KPRK-së.
Në aktakuzë prokurori Ersan Qavolli, ka kërkuar që në rastin e shpalljes fajtor të të pandehurit si rrethana rënduese me rastin e përcaktimit të dënimit të merren për bazë, mënyra e kryerjes së veprës penale, e kaluara kriminale e të pandehurit, lidhja familjare e të pandehurit me viktimën, i ndjeri i kishte ndihmuar disa herë të pandehurit.
I akuzuari Frroku, ishte i dënuar edhe me dy aktgjykime të formës së prerë, e që sipas aktakuzës, kjo ishte vërtetuar fakti se tek i pandehuri asnjëherë nuk ishte arritur njëri ndër qëllimet e dënimit që është në risocializimin e tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit