Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 25 për qind në muajin tetor, tregojnë të dhënat zyrtare sipas CNBC, duke arritur normën më të lartë në 15 vite dhe duke nënvizuar ndikimin e qëndrueshëm të një krize të monedhës në ekonomi.
Çmimet e konsumit u rritën muaj pas muaji me 2.67 për qind, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të cilat treguan më shumë se parashikimet prej 2.0 për qind të Reuters. Inflacioni i muajit tetor u nxit nga një rritje prej 12.74 për qind në muaj për rrobat dhe çmimet e këpucëve dhe një rritje prej 4.15 për qind në çmimet e shtëpive.
Ka pasur një reagim të vogël nga lira, e cila u dobësua në 5.44 kundrejt dollarit nga 5.43 më parë. Monedha është rikuperuar kohët e fundit nga një shitje e shtyrë nga shqetësimet mbi pavarësinë e bankës qendrore. Muajin e kaluar, banka qendrore e Turqisë la normën e interesit të saj bazë të pandryshuar, pas një rritjeje të madhe në shtator dhe tensioneve të lehtësuara me Shtetet e Bashkuara. Ndikimi i rënies së madhe të lirës në ekonomi ende ndihet me treguesit kryesorë siç janë besimi i konsumatorëve dhe ekonomia që bie në nivele të ulëta afatgjatë dhe qeveria që ul parashikimet e saj të rritjes për tre vitet e ardhshme.
Çmimet e prodhuesve u rritën 0.91 për qind nga muaji në muaj në tetor për një rritje vjetore prej 45.01 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251