LAJMI I FUNDIT:

Turqia vret kuajt për shkak të sëmundjes

Turqia vret kuajt për shkak të sëmundjes

Autoritetet e ishullit turk të Büyükada kanë vrarë 81 kuaj pas shpërthimit të një sëmundje gjëndre vdekjeprurëse.

Sëmundja prek gjithashtu gomarë dhe mushka, dhe një karantinë është vendosur për të parandaluar ardhjen në dhe nga ishulli për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, raporton AP.


Kryetari i ishullit, i vendosur afër Stambollit, tha që nuk raportohet për të infektuar në mesin e njerëzve.

Kuajt në ishull përdoren për tërheqje të karrocave, pasi makinat dhe automjetet janë të ndaluara.

Përndryshe, Turqia po mendon të vendosë një ndalim për karrocat e tërhequra nga kuajt mes raporteve se dhjetëra kuaj kanë ngordhur si rezultat i një trajtimi të dobët nga pronarët.

Büyükada është një nga nëntë ishujt e vegjël të quajtur Ishujt Princeshë, dhe është shumë i njohur për turistët. /kp/Telegrafi/