LAJMI I FUNDIT:

Turqia vazhdon të ndihmojë zonat e prekura nga vërshimet

Turqia vazhdon të ndihmojë zonat e prekura nga vërshimet

Maqedonia ka pranuar ndihmë humanitare nga institucione të ndryshme në Republikën e Turqisë për rajonet e vërshuara. Ashtu siç informon Ambasada e Turqisë në Maqedoni, për momentin funksionon ekip nga Turqia i përbërë prej 42 personave dhe 21 automjeteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga TIKA janë dorëzuar 400 pako me ushqim dhe materiale higjienike, ndërsa nga MUSAID pako me ndihmë humanitare.


“Përfundimisht me datën 17 gusht, me ndihmën e ekipit nga qyteti i Stambollit nga rajonet e përmbytura janë pompuar 176.000 litra ujë, është pastruar rrugë në gjatësi prej 4.250 metra, janë pastruar 158 vendbanime, 175 kanale dhe në 242 kthime me kamionë janë bartur mbeturinat. Nga ana e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq aktivitetet vazhdojnë”, thuhet në kumtesën e Ambasadës turke.

Veçanërisht, pas sigurimit të pastërtisë adekuate dhe higjienës në shtëpitë, ashtu siç citohet, është parashikuar edhe ndihmë në teknikë të bardhë, mobilie dhe orendi.

Ndihma për rajonet e përmbytura arriti nga qytetet Stamboll dhe Bursa, nga Komuna Ejup dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe turke.

Nga Stambolli kanë arritur pompa për ujë, pompa për baltë të cilat shfrytëzohen nga ana e ekipit të zjarrfikësve teknikë. Janë ndarë edhe karroca dore, lopata, ekskavatorë, çizme dhe material tjetër, ndërsa kuzhina mobile në rajonet e përmbytura jep shërbime.

Bursa dërgoi shumë lloje të ushqimeve, 3.960 paketime miell nga 5 kilogramë, 12.000 kg makarona, 13.750 ujë nga gjysmë litër, 33 kanape, 200 batanije, 200 mbulesa komplete, 200 jastëk, 170 shtretër, 300 konserva, 3.335 kg veshmbathje, 310 kg ushqim dhe 6.407 mjete për higjienë.

Është dërguar edhe një automjet i kombinuar për pastrimin e kanaleve dhe automjet i zjarrfikësve të cilët do të kyçen në rajonet e vërshuara deri më 31 gusht.

Ndihma nga Gjysmëhëna e Kuqe turke përbëhet prej 6.320 paleta ujë.

Komuna Ejup ka dërguar 27 paleta veshje, 1.000 tepihë, 1.000 qilima, 1.000 tepihë të vegjël, 10 tryeza plastike, 60 karrige të plastikës, 20 copë ngjyra për fasadë të jashtme, 1.152 paketime ujë për pije prej pesë litra, 360 paketime miell prej 100 kilogramë, 2.000 paketime oriz prej 2,5 kilogramë, 10.000 kg makarona prej 500 gramë dhe 1.000 shishe vaj nga pesë litra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori