LAJMI I FUNDIT:

Turqia tash e tutje lejon policet të bartin shami

Turqia tash e tutje lejon policet të bartin shami

Turqia ka hequr ndalimin për përdorimin e shamisë nga policet. Oficeret femra mund të përdorin shami, me kusht që ajo të jetë e thjeshtë dhe e së njëjtës ngjyrë me uniformen.

Ndalimet e shamisë në kampuset e universiteteve dhe institucioneve shtetërore me përjashtim të Gjyqësorit, Ushtrisë dhe Policisë, gjithashtu janë çështje që janë ngritur gjatë viteve të fundit.


Veshja ka qenë një çështje e diskutueshnme në Turqi për vite me radhë. Sekularistët e konsiderojnë atë si një simbol i konservatorizmit fetar.

Që nga viti 1920, Turqia ka pasur kushtetutë laike, pa asnjë fe shtetërore.

Opozita e ka kritikuar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe sistemin e drejtësisë, duke thënë se ka rrënjë islamike dhe se Partia e Zhvillimit (AKP) po përpiqet që të riinterpretojë laicizmin, transmeton KosovaPress.

Megjithatë debati publik ka evoluar në atë mënyrë sa ka bërë të pranohet hixhabi, si një shprehje e lirive individuale thonë korrespodentët e BBC-së atje.

Ndërkohë, askush në opozitë nuk është shprehur kundër kësaj lëvizjeje të fundit.

Erdogan ka përqafuar prej kohës të drejtën e turqve të shprehin besimet e tyre fetare në mënyrë të hapur, megjithëse ai thotë se është angazhuar për frymën e sekularizmit.