LAJMI I FUNDIT:

Turqia shtyn hapjen e shkollave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Turqia shtyn hapjen e shkollave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Turqia njoftoi sot planet e rishikuara për të hapur shkolla ku vetëm nxënësit e klasave të para do të kthehen në shkollë dy ditë në javë.

Vdekshmëria nga coronavirusi është më e larta që nga mesi i majit kur u vendos karantina në vend.


Ministri i Arsimit, Ziya Selcuk, njoftoi muajin e kaluar se shkollat, të mbyllura që nga maji, do të hapen më 21 shtator.

Të martën, megjithatë, ai tha se vetëm fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e klasave të para do të jenë në banka, dhe pjesa tjetër duke pasur parasysh vlerësimin e situatës në tre javët e ardhshme.

“Klasat do të zhvillohen në kombinim, në distancë dhe ballë për ballë. Fillestarët do të shkojnë në shkollë vetëm një ditë në ‘javën e rregullimit’ dhe pastaj dy ditë pas kësaj. Prindërit që nuk duan të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, mund të kërkojnë që fëmijët e tyre të qëndrojnë në klasa në internet”, tha ai. /kp/Telegrafi/