LAJMI I FUNDIT:

Turqia premton zbardhjen e rastit e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Turqia premton zbardhjen e rastit e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Turqia ka premtuar se do të bëjë publike të gjitha detajet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, pasi Arabia saudite për të parën herë pranoi se ai ishte vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.

Arabia Saudite sugjeroi të premten se Khashoggi, një kritik i qeverisë, kishte vdekur pas një zënke me grushte.

“Turqia nuk do të lejojë mbulimin e ngjarjes”, tha një zëdhënës i partisë në pushtet.

Zyrtarët turq më herët kishin thënë se ai ishte vrarë brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte copëtuar. Zyrtarë turq patën thënë madje se kishin prova audio dhe video që e konfirmonin këtë.

Mbretëria saudite u vu nën presion intensiv për të shpjeguar zhdukjen e Khashoggit, pasi ai hyri në konsullatën në Stamboll më 2 tetor për të kërkuar disa dokumente që i duheshin për martesën e planifikuar prej tij.

Deri të premten, ajo kishte mohuar të kishte njohuri për vendndodhjen e tij dhe insistonte se ai kishte dalë nga godina i gjallë. Por tani, mbretëria saudite thotë se një luftim nisi mes Khashoggit dhe personave që ai takoi në konsullatë, çka edhe përfundoi me vdekjen e tij.

Ajo thotë se hetimet vijojnë dhe deri më tani 18 shtetas sauditë janë arrestuar. Zyrtarë të paidentifikuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se sauditët nuk e dinë vendndodhjen e trupit, pasi ai i ishte dhënë një bashkëpunëtori lokal.

Përveç arrestimeve, edhe dy zyrtarë të lartë janë shkarkuar në lidhje me ngjarjen, zëvendës shefi i zbulimit, Ahmad al Assiri dhe Saud al Qahtani, ndihmës i lartë i princit të kurorës Mohamed bin Salman. Sidoqoftë autoritetet saudite ende nuk kanë dhënë prova për të mbështetur këtë version të ngjarjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori