LAJMI I FUNDIT:

Turqia dënoi me burg gazetarët për “zbulimin e sekreteve shtetërore”

Turqia dënoi me burg gazetarët për “zbulimin e sekreteve shtetërore”

Disa dhjetëra persona u mblodhën para një gjykate për të mbështetur të akuzuarit dhe brohoritën parulla në mbrojtje të lirisë së shtypit.

Një gjykatë e Stambollit dënoi sot me burg pesë gazetarë të akuzuar për “zbulimin e sekreteve shtetërore”, por ata u lanë të lirë në pritje të apelit.


Pesë gazetarë të OdaTV, si dhe një koleg i gjashtë që u la i lirë, u akuzuan për zbulimin e sekreteve shtetërore dhe zbulimin e identitetit të një agjenti të shërbimit sekret, transmeton Telegrafi.

Rasti filloi kur OdaTV publikoi një artikull në fillim të marsit në lidhje me funeralin diskret të një agjenti të inteligjencës turke (MIT), i cili sipas mediave u vra në Libi, ku Ankara mbështet ushtarakisht qeverinë në Tripoli kundër forcave të Marshallit, Khalifa Haftar.

Në artikullin e saj, OdaTV identifikoi agjentin e pretenduar me emër gjersa zbuloi vetëm shkronja e parë të mbiemrit. Tre gazetarë u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg secili, raporton agjencia Anatolia. Dy të tjerët morën katër vjet e katër muaj burg secili. Njëri prej tyre, kryeredaktori i OdaTV, u shpall i pafajshëm.

Ata mund të marrin deri në 20 vjet burg, sipas Anadollit. Pesëshja u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë gjyqit. Turqia renditet e 154-të nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori