LAJMI I FUNDIT:

Turqia, Izraeli e Mali i Zi urojnë Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Turqia, Izraeli e Mali i Zi urojnë Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Tri shtetet mike, Turqia, Izraeli dhe Mali i Zi të premten kanë uruar Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ministria e Jashtme turke përmes një statusi në Twitter ka shkruar se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.


Ata po ashtu në gjuhën shqipe kanë shkruar “Faleminderit”.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira. Faleminderit!”, ka shkruar ministria në Twitter.

Edhe Izraeli ka uruar Republikën e Kosovës për shënimin e ditës së Pavarësisë.

Përmes një statusi në Twitter ata kanë shkruar se presin thellimin e marrëdhënieve në vitet e ardhshme.

“Urime 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke pritur thellimin e marrëdhënieve tona në vitet në vijim”.

Në këtë ditë të veçante për Kosovën ka ardhur urimi edhe nga Mali i Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme malazeze kanë uruar Kosovësn për sukses dhe mirëqenie më të mirë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

I shprehim urimet tona të sinqerta dhe urimet e mira për sukses dhe mirëqenie për Kosovën, me rastin e festës së tyre kombëtare”. /Telegrafi/