LAJMI I FUNDIT:

Turqia “hap dyert”, Komisioni Evropian kërkon mbledhje urgjente për migrantët

Turqia “hap dyert”, Komisioni Evropian kërkon mbledhje urgjente për migrantët

Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe një politikan grek Margaritis Schinas, shefi zyrtar evropian përgjegjës për çështjen e migracionit, i kërkoi Kroacisë të dielën që të mblidhte një takim urgjent të ministrave të brendshëm të BE-së pasi Turqia hapi kufijtë e saj për migrantët që duan të arrijnë Evropën.

Në një postim në Twitter, Schinas tha se ai kontaktoi ministrin kroat Davor Božinović “për të kërkuar që Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së të takohen urgjentisht në një Këshill të jashtëzakonshëm JHA”, transmeton Telegrafi.


Kroacia aktualisht po kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian.

Schinas shtoi se ai ishte në konsultime të vazhdueshme me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kujtojmë që Greqia është në një krizë refugjatësh, pasi numri i të ardhurve nga Turqia vazhdon të rritet, sepse siç është njoftuar edhe më herët presidenti turk Erdogan ka njoftuar se ai do t’i lejojë që refugjatët sirianë të kalojnë kufirin turk dhe të hyjnë në Evropë.

Besohet se numri i refugjatëve ka shkuar deri në 30 mijë. /Telegrafi/