LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Rusia do të fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë

Turqia dhe Rusia do të fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë

Si pjesë e armëpushimit që është arritur gjatë kësaj jave, Turqia dhe Rusia do t’i fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë, ka bërë të ditur ministri turk i mbrojtjes.

“Që nga 15 Mars, do të fillojmë patrullimin përgjatë autostradës M4. Kemi filluar të punojmë në parimet e korridorit të sigurisë, që do të vendoset përgjatë autostradës”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, transmeton Telegrafi.


Në fillim të javës që vjen, një komision ushtarak turk do ta vizitojë Turqinë, ka bërë të ditur ministri gjatë një konference për medie.

Sipas tij, po punohet që të krijohet një armëpushim i përhershëm dhe të krijohen mundësitë, që të kthehen në trojet e tyre më se një milion të pafajshëm, 80 prej të cilëve gra dhe fëmijë.

Që nga e mërkura kur është në Moskë nënshkruar marrëveshja për armëpushim, në Idlib nuk ka pasur asnjë shenj dhune dhe gjendja ka qëndruar e qetë. /Telegrafi/