LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Greqia anulojnë stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor

Turqia dhe Greqia anulojnë stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi veprimin për të zbutur tensionet sipas të cilit Turqia dhe Greqia anuluan stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor të planifikuara të mbahen javën e ardhshme.

Reklama

“Unë mund të konfirmoj se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të anulojnë stërvitjet ushtarake të cilat ishin planifikuar për javën e ardhshme në festat e tyre kombëtare”, tha Stoltenberg në një konference për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

“Mirëpres shmangien e konflikteve, mirëpres anulimin e dy stërvitjeve ushtarake, stërvitjeve greke dhe turke, pjesërisht për shkak të rreziqeve të reduktuara për incidente dhe aksidente, por gjithashtu sepse ndihmon për të hapur rrugën për negociata mbi problemin themelor”, u shpreh ai, transmeton Anadolu Agency.

“Unë gjithashtu i mirëpres përpjekjet e Gjermanisë për të lehtësuar dhe për të ndihmuar fillimin e këtyre negociatave dhe shpresoj që bisedimet e tyre eksploruese të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Stoltenberg.

Pas takimit, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se anulimi i stërvitjeve ishte bërë sipas propozimit të Turqisë.

Duke treguar se si zhvillimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë u diskutuan gjithashtu në takim, Akar tha: “Ne patëm mundësinë të shprehim vlerësimet tona mbi atë që duhet bërë për të siguruar paqen dhe stabilitetin”.

“Çështja kryesore për të cilën po flasim është se kushti thelbësor për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Kaukazin e Jugut është që Armenia të tërhiqet nga tokat e Azerbajxhanit që pushtoi dhe të largohej nga atje sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Akar.

Ai tha se vazhdimisht ka theksuar mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin, duke shtuar se gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe zhvillimet në Egje dhe Mesdhe.

Akar gjithashtu tha se Turqia favorizon të drejtën ndërkombëtare, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, dialogun dhe zgjidhjet politike për zgjidhjen e problemeve.

Blerja e sistemit rus S-400 nga ana e Turqisë

Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me vendimin e Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400.

“Ky është sigurisht një vendim kombëtar, por në të njëjtën kohë ajo që ka rëndësi për NATO-n është që ne të kemi ndërveprim, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore dhe raketore. Dhe sistemi S-400 nuk mund të integrohet, nuk mund të jetë pjesë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s”, tha ai.

Turqia vlerëson se S-400 nuk do të integrohej në asnjë sistem të NATO-s dhe nuk do të përbënte ndonjë rrezik për aleancën.

Në trend Botë

Më shumë
Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Serbia
Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Evropa
Shefi i mercenarëve të Wagner nis

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Botë
Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Evropa
Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan - linja ajrore tregon arsyet

Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan - linja ajrore tregon arsyet

Australia
Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Turqia
Kalo në kategori