LAJMI I FUNDIT:

Turqi, njoftohen masa të rrepta të reja për të luftuar coronavirusin

Turqi, njoftohen masa të rrepta të reja për të luftuar coronavirusin

Turqia njoftoi sot masa të rrepta të reja për të luftuar coronavirusin e ri (COVID-19), pasi raporti ditor i numrit të infeksioneve të reja në vend kohët e fundit tejkaloi 1.000.

“Në të gjitha provincat, nuk do të lejohet asnjë udhëtar në këmbë në transportin publik”, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit që zgjati mbi katër orë në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.


Ai shtoi se edhe kafenetë dhe restorantet gjithashtu do t’u nënshtrohen inspektimeve më të rrepta.

Në lidhje me vitin e ri shkollor, Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë arsimin me një sistem ku do të bëjmë edukim edhe ballë për ballë, edhe nga largësia, duke marrë parasysh kushtet e epidemisë”.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të hapë shkollat, duke filluar me nxënës të nivelit parashkollorë dhe të klasës së parë, sipas preferencës së familjeve individuale.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të infektuarve me COVID-19 në Turqi është rritur në 281.509, me 1.703 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit.

Ai tha se 57 pacientë të tjerë humbën jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.730, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 252.152. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori