LAJMI I FUNDIT:

Turkish Airlines lider në shërbime për udhëtim në klasë biznesi

Turkish Airlines lider në shërbime për udhëtim në klasë biznesi

Turkish Airlines Corporate Club është një program udhëtimi që ju lejon të kurseni shumë shpenzimet e udhëtimit të klientëve të biznesit. Kjo ofron një shumëllojshmëri të gjerë të avantazheve me kosto efektive për korporatat që kërkojnë të përmbushin shpejt dhe lehtë nevojat e tyre. Fleksibiliteti, bagazhi shtesë, zbritjet ekskluzive, sigurimi i udhëtimit, rezervimi i hotelit dhe marrja me qira e automobilit janë disa nga privilegjet që udhëtari i një biznesi mund t’i përfitoj.

Kështu u tha në konferencën “Turkish Airlines Corporate Club”, që u mbajt në Stamboll me 17-18 shtator 2018, në partneritet me Global Business Travel Association (GBTA).

Konferenca është një ngjarje ndërkombëtare vjetore ku liderët e industrisë së udhëtimit takohen për të diskutuar për të ardhmen e kësaj industrie. Sivjet në këtë konferencë ishin mbi 900 pjesëmarrës nga 71 vende të rrjetit ndërkombëtar të fluturimit që operon Turkish Airlines.

Kryetari i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të Turkish Airlines, İlker Aycı, me moderimin e Aaron Heslehurst nga BBC, tha se viti 2018 është një vit shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë me hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit në muajin tetor.

“Duke u bazuar në suksesin e fundit të Turkish Airlines, viti 2018 është një vit shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë me hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit në muajin tetor. Si shtëpia e re e Turkish Airlines, kjo do të na lejojë për një kapacitet më të madh dhe rritje të rrjetit, duke u ofruar udhëtarëve të bizneseve/korporatave shërbime të efektshme dhe inovative dhe hapësira të hapura, që do të thotë një përvojë më e mirë udhëtimi për udhëtarët e biznesit”, tha Aycı.

Ai tha se zgjerimi i Turkish Airlines ka rritur kërkesën për ndërtimin e Aeroportit të Ri, si objekt i klasit botëror.

“Turqia ka kaluar një tranzicion të madh gjatë viteve të fundit në zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së saj. Për ta treguar vetëm një shembull në lidhje me këtë, Aeroporti i Ri i Stambollit i cili do të hapet më 29 tetor 2018, do të jetë aeroporti më i madh në botë. Hapja e shumëpritur e aeroportit do ta pozicionojë Stambollin si ‘Qendra e Botës’ dhe pas përfundimit do të pres deri 200 milionë pasagjerë në vit. Zgjerimi i Turkish Airlines ka rritur kërkesën për këtë objekt të klasit botëror, i cili do të ndihmojë në arritjen e synimit për transportin e 120 milionë pasagjerëve dhe një flotë prej 500 avionësh deri në vitin 2023”, shtoi ai.

Gjithashtu, në konferencë u prezantua dhe Aeroporti i Ri i Stambollit, trendët e industrisë së udhëtimeve të bizneseve nga GBTA, vizioni i udhëtimit për vitin 2020, ndërtimi i ekosistemit të teknologjisë së udhëtimit për të ardhmen, e ardhmja e zgjidhjeve së pagesave dhe shumë diskutime të tjera.

Turkish Airlines është kompania ajrore që fluturon në më shumë vende të botës se çdo kompani tjetër. Aktualisht kompania ofron rreth 340 destinacione në 130 vende të botës me rreth 385 aeroplanë.

Ndryshe, për sa i përket shërbimeve, çdokush që fluturon me Turkish Airlines përmes Stambollit dhe ka kohë pritjeje të paktën gjashtë orë është i mirëpritur në “Tour Istanbul” si dhe për udhëtarët të cilët udhëtojnë në Business Class iu mundësohet shfrytëzimi i CIP Lounge në Aeroportin “Ataturk”.