LAJMI I FUNDIT:

Turistja kineze nuk e kuptonte kur i thoshin ‘kërce’, qëndroi në cep për mbi dy minuta (Video)

Turistja kineze nuk e kuptonte kur i thoshin ‘kërce’, qëndroi në cep për mbi dy minuta (Video)

Punonjësit në një platformë për hedhje me litar elastik në Zelandë të Re, i thoshin më kot të kërcente, pasi turistja kineze nuk e kuptonte çfarë i thoshin.

Për pasojë, ajo qëndroi në cep të urës për mbi dy minuta, duke qeshur dhe bërë me dorë, pasi nuk dinte se kur është momenti i duhur, transmeton Telegrafi.


Megjithëse punonjësit ishin të durueshëm dhe i kërkonin në të gjitha mënyrat të kërcente, ajo vazhdonte të rrinte aty. “Zonjë, duhet të vazhdosh, nuk mund të qëndrosh më këtu” ka thënë njëri prej tyre.

Gjithçka përfundoi, kur dikush prej të pranishmëve bërtiti ‘jiaiou’ që në kinezisht nënkupton diçka si ‘jepi dhe mos u dorëzo’. /Telegrafi/