LAJMI I FUNDIT:

Turisti spanjoll doli nga vetura në Afrikën e Jugut dhe u nis drejtë elefantëve – kafshët gjigante e shtypën për vdekje

Turisti spanjoll doli nga vetura në Afrikën e Jugut dhe u nis drejtë elefantëve – kafshët gjigante e shtypën për vdekje

Një turist spanjoll është shtypur për vdekje nga elefantët në parkun nacional në Afrikën e Jugut, pasi vazhdimisht kishte tentuar t’i fotografojë.

43-vjeçari humbi jetën të dielën në mëngjes në parkun nacional Pilanesberg, rreth 210 kilometra në veriperëndim të Johannesburgut, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të parkut nacional, burri ishte me tre miq, me të cilët doli nga vetura dhe iu afrua tufës së elefantëve për t’i fotografuar.


“Pavarësisht se pasagjerët e tjerë e paralajmëronin për rrezikun, ai për fat të keq nuk i dëgjoi”, u tha nga ky park.

Pieter Nel i tha agjencisë France-Presse, tha se tufa e elefantëve u “acaruan” nga prezenca e burrit që çdo herë e më shumë iu afrohej.

“Është normale që elefantët të tentojnë të mbrojnë të vegjlit e tyre. Shumë turistë konsiderohen rrezik dhe nuk e kanë fare idenë sa të rrezikshme mund të jenë këto kafshë kur pranë tyre janë të vegjlit”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO: Shqetësimet për shëndetin e Biden hodhën hije mbi samitin

NATO: Shqetësimet për shëndetin e Biden hodhën hije mbi samitin

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak i huaj në Kosovë informon Gjukanoviqin se po përgatitet një atentat ndaj tij

Zyrtari i lartë ushtarak i huaj në Kosovë informon Gjukanoviqin se po përgatitet një atentat ndaj tij

Mali i Zi
SHBA-ja dhe Gjermania zbulojnë planin rus - Moska planifikon ta vras shefin e fabrikës më të madhe gjermane të armëve

SHBA-ja dhe Gjermania zbulojnë planin rus - Moska planifikon ta vras shefin e fabrikës më të madhe gjermane të armëve

Evropa
Rusia ka humbur më shumë se 70 mijë trupa në Ukrainë dy muajt e fundit

Rusia ka humbur më shumë se 70 mijë trupa në Ukrainë dy muajt e fundit

Evropa
Vdekja 'e papritur': Gjendet i vdekur gjenerali që vlerësohej si dëshmitar kyç në një skandal të madh korrupsioni në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Vdekja 'e papritur': Gjendet i vdekur gjenerali që vlerësohej si dëshmitar kyç në një skandal të madh korrupsioni në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Botë
Turistja kineze shkoi për tu larë në plazh, përfundoi 80 kilometra larg brigjeve – pas 36 orëve e shpëtojnë rojat bregdetare japoneze

Turistja kineze shkoi për tu larë në plazh, përfundoi 80 kilometra larg brigjeve – pas 36 orëve e shpëtojnë rojat bregdetare japoneze

Azia
Kalo në kategori