Turisti rus aksidentalisht zbulon pozicionin e sistemit raketor S-400 në Krime, ushtria ukrainase e “falendëron për punën e mirë”

Ushtria ukrainase ka publikuar fotografinë, ku pretendohet se shfaqet turisti rus i cili pozon pranë sistemit raketor rus S-400.
E me këtë veprim është zbuluar lokacioni i këtij sistemi raketor të rusëve, që sigurisht se do të gjurmohet e ndoshta edhe të shkatërrohet nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.
Madje me një dozë ironie, ukrainasit falënderuan burrin për ndihmën që u ka ofruar – pra për zbulimin e lokacionit të S-400.
“Ndoshta jemi paksa të ashpër me turistët rusë... Nganjëherë mund të jenë shumë të dobishëm. Ky burrë u fotografua pranë sistemit raketor S-400 në Jevpatori në Krimenë e okupuar. Faleminderit dhe vazhdon me punë të mira”, ka shkruar ushtria ukrainase.
Fotografia është publikuar muajin e kaluar, e sipas ukrainasve kjo u ndihmoi të lokalizojnë saktësisht sistemin raketor të rusëve.
Gabime të tilla amatoreske, rusët po i bëjnë vazhdimisht, pasi gafe të tilla po u kushtojnë shtrenjtë siç ishte rasti i selisë së përkohshme të ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin – Wagner, që postuan një fotografi pranë një objekti, që kaq i mjaftoi ukrainasve që ta lokalizojnë dhe bombardojnë me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS. /Telegrafi/


















































