LAJMI I FUNDIT:

Turbullirat në liqenin e Ujmanit – KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ujit në Fushë Kosovë

Turbullirat në liqenin e Ujmanit – KRU “Prishtina” njofton për reduktime të ujit në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit për qytetarët e Fushë Kosovës.

Reduktimet vijnë si pasojë e ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit.


“Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , jemi të detyruar t ‘fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka shtuar se reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.

“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njëjtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/