Tupançeski – Kacarska: Është me interes të lartë kompletimi i Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ministrja e Drejtësisë ranë dakord që problemi me personelin e gjykatës, e cila tashmë funksionon me pesë nga nëntë anëtarë, duhet të zgjidhet sa më parë.
Shqetësim për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese me katër gjyqtarë më pak se sa parashihet me Kushtetutë, ka shprehur kryetarja e Gjykatës, Dobrilla Kacarska, në takimin e sotëm me ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.
Në deklaratën e Gjykatës Kushtetuese për takimin Kacarska-Tupançeski thuhet se të dyja palët janë pajtuar se kjo është çështje me interes të lartë për shtetin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Nga atje thonë se tema e bisedës ishte “angazhimi i ndërsjellë për sundimin e ligjit dhe një sistem ligjor funksional, si dhe evidentimi i sfidave, por edhe i aspekteve pozitive të ndryshimeve që rezultojnë nga miratimi i akteve të brendshme në Gjykatë”.
Kacarska e njoftoi ministrin e Drejtësisë për problemet e Gjykatës në aspektin e hapësirës, nevojën për pajisjen e dhomës së serverëve, rritjen e kapaciteteve të stafit, si dhe nevojën për rregullimin ligjor të statusit material të gjyqtarëve kushtetues dhe punonjësve të Gjykatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Qeveria i kërkon Komunës së Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri, reagon Bilall Kasami
Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251