Trajneri gjerman, Thomas Tuchel dëshiron të ribashkohet me jo një, por me dy yje të Chelseat në Bayern Munich, pas emërimit të tij ditën e djeshme.

Tuchel ka zëvendësuar Julian Nagelsmann në postin e trajnerit të Bayernit, pasi ishte pa punë që nga shkarkimi i tij në Stamford Bridge në shtator të 2022.


Atij i kanë mbetur edhe pak muaj nga sezoni pasi shpreson të fitojë një tripletë, me gjigantët gjermanë ende në tre garat.

Nagelsmann e la klubin një pikë pas Borussia Dortmundit në Bundesligë dhe në çerekfinalet e kupës DFB-Pokal dhe Ligës së Kampionëve.

Por, duke parë përpara, Tuchel duket i etur për të përforcuar skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka identifikuar dy anëtarë të ish-ekipit të tij.

Sipas mediumit Calciomercato, 49-vjeçari po shikon mesfushorin Mateo Kovacic dhe portierin Edouard Mendy, të cilët mendohet të largohen nga Chelsea në fund të sezonit.

Kovacic, 28 vjeç, ka qenë subjekt i spekulimeve intensive për transferimin, me Manchester United dhe Liverpool që mendohet të jenë të interesuar për të blerë mesfushorin kroat.

chelsea 2

Kroati ka luajtur një rol të madh te Chelsea që nga transferimi i tij nga Real Madrid në vitin 2018, por ka rënë nga hierarkia, me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm.

Sa për Mendy, ai ishte gjithmonë i pranishëm në dy sezonet e tij të para pasi iu bashkua klubit nga Rennes. Por, ashtu si Kovacic, ai ka rënë nga hierarkia e zgjedhjeve, me Graham Potter që zgjodhi Kepa Arrizabalaga si portier të parë.

Tuchel nuk po shikon vetëm lojtarët e Chelseat, pasi ai e ka vështrimin te një nga trajnerët e tyre. Ai ka konfirmuar synimet e tij për të shtuar Anthony Barry në stafin e tij stërvitor. /Telegrafi/

telegrafi sport app