TSMC në bisedime me furnitorët për fabrikën e parë në një shtet evropian
Prodhuesi i çipave “Taiwan Semiconductor Manufacturing Company Ltd”, është në bisedime të avancuara me furnizuesit kryesorë për ngritjen e fabrikës së saj të parë të mundshme evropiane në qytetin gjerman të Dresdenit, raportoi të premten Financial Times.
Sipas raportit, ku citohen njerëz të njohur me këtë çështje, TSMC do të dërgoi një ekip drejtuesish të lartë në Gjermani në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar nivelin e mbështetjes së qeverisë për fabrikën e ardhshme, si dhe kapacitetin e zinxhirit të furnizimit lokal për të përmbushur nevojat e tij.
TSMC tha në një deklaratë duke iu përgjigjur raportit: “Ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi, por nuk ka asnjë plan konkret në këtë moment”, por që Reuters shkruan se TSMC nuk shtjelloi asgjë më shumë, transmeton Telegrafi.
Përderisa Tajvani dhe Bashkimi Evropian gjatë muajit qershor kanë mbajtur bisedime për tregti në nivel të lartë, vetëm një javë pas atij takimi, TSMC kishte deklaruar se nuk ka plane konkrete për të hapur fabrika në Evropë.
TSMC, prodhuesi më i madh i çipave me kontratë në botë dhe kompania më e vlefshme e listuar në Azi, vitin e kaluar tregoi se ishte në fazat e hershme të shqyrtimit të një zgjerimi të mundshëm në Gjermani, vend anëtar i BE-së.
Bisedimet e firmës tajvaneze me disa furnizues të materialeve dhe pajisjeve janë të fokusuara mbi atë se nëse ata mund ta bëjnë investimin e nevojshëm për mbështetjen e fabrikës, shkruhej në raport, duke shtuar se nëse veçse procedohet tutje me ndërtimin e fabrikës në Dresden, ata do të fokusoheshin në teknologjinë e çipave me kapacitet 22-nanometër dhe 28-nanometër.
Sipas Aktit Evropian të Çipave, Komisioni Evropian ka caktuar një fond me shifër totale prej 15 miliardë eurosh për projekte publike dhe private të gjysmëpërçuesve deri në vitin 2030 dhe i përdor paratë për të dyfishuar pjesën e Evropës në tregun shumë konkurrues të çipave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle prezantoi Pixel 8a - çfarë ofron me një çmim prej 550 euro
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?