LAJMI I FUNDIT:

Tsipras-Merkel: Marrëveshja e Prespës është në interesin e gjithë Evropës

Tsipras-Merkel: Marrëveshja e Prespës është në interesin e gjithë Evropës

“Marrëveshja e Prespës nuk sjell përfitime vetëm për Maqedoninë Veriore e cila mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por është në interesin edhe të Greqisë dhe gjithë Evropës”, tha kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin e Greqisë dhe Alexis Tsipras.

Siç raportojnë nga AIM, Merkel ceku se nuk ekziston asnjë ndërlidhje mes zgjidhjes së emrit me reformat ekonomike në Greqi siç deklaronte Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në takimin në pallatin e kryeministrisë në Athinë, kryeministri grek dhe kancelarja gjermane, mes tjerash biseduan edhe për marrëveshjen e Prespës por edhe për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Merkel në konferencë për shtyp pas takimit me Tsiprasin e përdori emrin Maqedonia Veriore.

“Jam falënderuese Alexis Tsiprasit, i cili punoi në zgjidhjen e problemit disa vjeçar të emrit, duke u përpjekur të gjejë zgjidhje bashkërisht me kryeministrin e vendit fqinj, zotëri Zaev”, tha Merkel duke shtuar Maqedonisë Veriore i jepet mundësia të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimi Evropian.

Sipas Merkel, marrëveshja me Greqinë nuk është e mirë vetëm për Maqedoninë Veriore por edhe për vetë Greqinë dhe gjithë Evropës.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se marrëveshja e Prespës në të ardhmen mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve.

“Marrëveshja e Prespës është hap i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e përbashkët në rajon. Edhe unë besoj se mund të jetë model edhe për marrëveshjet tjera në të ardhmen”, tha mes tjerash kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Edhe Merkel edhe Tsipasi në konferencën e përbashkët pozitivisht flisnin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori