LAJMI I FUNDIT:

Tryeza për demarkacionin e hesht Murat Mehën (Video)

Tryeza për demarkacionin e hesht Murat Mehën (Video)

Ndonëse është i bindur se nuk ka negociuar marrëveshje të dëmshme për vendin, Murat Meha, ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë për publikun.

Për tri ditë radhazi, Tribuna Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Meha për të ditur nëse do të marrë pjesë në tryezën e iniciuar nga deputeti Shpejtim Bulliqi, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.


Kësisoj, ende nuk dihet nëse ai dhe anëtaret tjerë të komisionit qeveritar të cilët e kanë bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të përballen me profesorë dhe ekspertë të tjerë universitarë, të cilët po pretendojnë se Kosova humbët mbi 8 mijë hektarë në bazë të marrëveshjes se nënshkruar në fund të gushtit të vitit të kaluar në Vjenë.