LAJMI I FUNDIT:

Tryeza e AAK-së për librat, Tahiri numëron “10 problemet që i shkaktoi vendimi i MAShTI-t”

Tryeza e AAK-së për librat, Tahiri numëron “10 problemet që i shkaktoi vendimi i MAShTI-t”

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), këtë të premte ka zhvilluar një tryezë diskutimi lidhur me situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.

E shefi i këtij grupi parlamentar, Besnik Tahiri, pas përfundimit të diskutimit ka radhitur 10 probleme që sipas tij i ka shkaktuar vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI) që tekstet shkollore për nxënësit të blihen nga prindërit, por me subvencionim nga shteti.


Ai ka thënë se vendimi konsiderohet i jashtëligjshëm, i pa konsultuar me institucionet e arsimit primar që janë përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve, e të cilat shteti ua ka deleguar t’i ushtrojnë deri në fund.

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit
Lexo po ashtu Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

“Është vendim i cili e ka çrregulluar një sistem të ofrimit të teksteve mësimore që garantohen me ligj”, ka shkruar Tahiri në Facebook, ndërsa ka shtuar se problemi i dytë është pabarazia sociale në institucion publik në mes të varfërve dhe të pasurve, “për shkak se të pasurit i gjejnë më shpejt librat, ndërsa të varfrit që e kanë të garantuar prej shtetit t’i marrin librat, nuk i kanë”.

Sipas tij, prej 30 deri në 60 për qind e nxënësve në ditën e tetë, nuk i kanë librat.

“Aplikimet online kanë shpërfaqur mos informim të qytetarëve, mundësitë e manipulimit të buxhetit të Kosovës të aplikimit të dyfishtë, të atyre që janë në diasporë dhe keqpërdorim të të dhënave personale të cilat mbrohen me ligjin në fuqi”, ka shkruar Tahiri.

“Librat e vjetër janë të papërdorshme. Librat që janë pronë e një nxënësi merren dhe kthehen te dikush tjetër, por që nuk janë të përdorshme. Buxheti prej 50 euro për tekste dhe 30 euro për fletore e gjësende tjera, nuk mjafton. Ngarkesa që po i behet buxhetit të konsoliduar të Kosovës – së paku është dyfishuar kostoja buxhetore që shteti e paguan për këtë çështje”.

Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se është shtuar kostoja financiare dhe kohore për prindërit.

“Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe fëmijëve që janë të pakicave dhe minoriteteve etnike. Keqpërdorimi nga disa librari që po e bëjnë me këtë vendim, në mënyrë që të pasurohen. Këto janë gjetjet kryesore nga tryeza e diskutimit me komuna në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit për sigurimin e teksteve shkollore”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori