LAJMI I FUNDIT:

Trusti 47 milionë euro shtesë nga kthimi në investime

Trusti 47 milionë euro shtesë nga kthimi në investime

Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në mbi 47 milionë euro. Njohës te fushës së ekonomisë mendojnë që fondet e Trustit pensional duhet të kthehen në Kosovë për investime.

Sektori pensional në Kosovë ka rritur dukshëm kthimin në investime në 47 milionë euro, ndërsa investimet e fondit jashtë vendit arritën vlerën prej 1.4 miliardë euro.


Pjesa më e madhe e këtyre kursimeve janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.

Pensionisti Sylë Ahmeti, mendon se mjetet e Trustit pensional duhet të kthehen në Kosovë për investime. Ai thotë se me kthimin e mjeteve të kursimit në Kosovë, do të avancohet ekonomia.

“Po të ishin investuar në Kosovë, ekonomia do të avancohej mjaft dhe popullata do kishte pasur dobi dhe do të punësoheshin të rinjtë”, thotë ai.
Por, zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, thotë për Radio Kosovën se rikthimi i këtyre mjeteve si investim në Kosovës është i pamundur, për shkak të kufizimeve ligjore, por edhe realitetit ekonomik në vend.

“Kemi një pjesë të investuara edhe në Kosovë, jo vetëm jashtë, dhe këto mjete janë të investuara në ato fusha ku ekziston hapësira ligjore dhe ku realiteti jep mundësi investimi, kemi rastin e investimeve me letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës dhe rasti i investimit në depozita bankare. Arsyeja pse mjetet e trustit pensional menaxhohen nga jashtë është se vendi ia ka krijuar këtë realitet ekonomisë duke mos arritur të krijojë mundësi reale për investime brenda vendit, dhe mundësitë janë jashtë vendit”, tha ai.

Ish anëtari i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, Ejup Qerimi, tha se shumica e mjeteve të kursimeve investohen jashtë për shkak të sigurisë, e cila vlerësohet se nuk është në tregun kosovar.

“Investimet që bëhen duhet të bëhen më instrumente financiare që janë të sigurta, d.m.th që konsiderohen të sigurta prej institucioneve të ndryshme ndërkombëtare”, tha Qerimi.

Ndërsa njohës i fushës së ekonomisë, Fadil Osmani, konsideron se kthimi i kursimeve pensionale do të nxiste zhvillim ekonomik në vend.

“Kthimi i tyre në Kosovë do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë në realizimin e të gjitha objektivave për zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj Qeveria e Kosovës, konkretisht Parlamenti i Kosovës do të duhej të nxjerrin udhëzime administrative që këto kursime të kthehen në vendin tonë dhe të investohet në sektorë të ekonomisë, sidomos të sektorit të prodhimit që do t’i ndihmonte shumë zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Osmani.

Pjesa më e madhe e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë investuara në tregjet ndërkombëtare dhe atë në kompani të njohura botërore, ndërsa në Kosovë është investuar në letrat me vlerë të qeverisë. /RTKLive/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori