“Çfarë nuk ju vret, ju bën më të fortë” është thënie e krijuar për t’ju motivuar, por kur bëhet fjalë për efektet e stresit në tru, kjo nuk është fare e vërtetë.
Faktikisht, stresi në plot kuptimin e fjalës mund t’ju vret, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni të stresuar shumicën e kohës, ju jeni aq të rrezikuar saqë truri edhe mund t’ju tkurret apo zvogëlohet.
Stresi është mik dhe armik
Stresi nuk është gjithmonë i keq. Faktikisht është shumë i rëndësishëm për ne kur na nevojitet të përqendrohemi më shumë dhe kur na nevojitet energji që të garojmë për diçka apo të flasim në publik.
Por, kur nivelet e stresit janë shumë të larta, siç ndodh kur jeni duke u fjalosur apo jeni lodhur nga puna, atëherë ai mund t’jua ndryshojë trurin në mënyrë të tmerrshme.
Stresi i tillë mund të rezultojë në dhimbje koke, probleme me stomak, shtypje të lartë të gjakut, dhimbje gjoksi dhe pagjumësi.
Sasitë e mëdha të stresit jua zvogëlojnë trurin
Një studim i vitit 2018, i publikuar në revistën “Neurology”, ka treguar se ata të cilët kanë nivele të larta të stresit kanë më pak pikë në teste të memories dhe truri i tyre faktikisht zvogëlohet.
Kjo tkurrje e trurit ndikon në pjesën e trurit që është përgjegjëse për memorien dhe mësimin, shkruan Bright Side.
Pra, rrjedhimisht, aq më shumë që keni stres, aq më shumë do të keni probleme me memorie dhe do ta keni më të vështirë të mësoni gjëra të reja.
Ky efekt mund të lidhet edhe me një rrezik më të lartë të demencës, por edhe të problemeve tjera mendore siç është depresioni.
Si ta kontrolloni nivelin e stresit
Lëvizeni trupin. Ushtrimet e rregullta fizike mund t’jua përmirësojnë memorien dhe t’jua mirëmbajnë shëndetin e trurit përgjatë viteve.
Ushtrimet lirojnë endorfine, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjat pozitive në trup.
Bëni gjumë mjaftueshëm. Trupi shërohet dhe rikuperohet kur bëni gjumë.
Nëse keni mungesë gjumë, rriten rreziqet shëndetësore dhe kjo kontribuon në stres.
Qëndroni afër personave që i doni.
Sistemi i mirë mbështetës gjithmonë ndihmon në luftën kundër stresit.
Shoqërimi me miqtë dhe familjen prodhon ndjenja të mira të cilat e ulin ankthin.
Pushoni. Bëni joga ose meditim, masazh, ose çfarëdo tjetër që ju relakson.
Kujdes çfarë hani. Ushqimi mund të ndikojë në disponimin dhe nivelet tuaja të stresit.
Shujtat e shëndetshme dhe të rregullta, si dhe zvogëlimi i sasisë së kafeinës, ndihmojnë në zvogëlimin e stresit.
Disa thonë se stresi nuk duhet fajësuar
Dr. Sudha Seshadri ka paralajmëruar se ndonëse duket se ekziston një lidhje mes stresit dhe tkurrjes së trurit, ndoshta nuk është që stresi faktikisht e shkakton trurin të tkurret.
Studimi i ka përdorur nivelet e kortizolit për t’i matur nivelet e stresit sepse truri prodhon kortizol kur jemi të stresuar.
Sidoqoftë, kortizoli mund të prodhohet edhe nga inflamacioni.
Kështu, nivelet e kortizolit në studim mund të mos jenë shkaktuar 100 për qind nga stresi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!