LAJMI I FUNDIT:

Truqet psikologjike të cilat do t’jua lehtësojnë jetën si asnjëherë më parë

Truqet psikologjike të cilat do t’jua lehtësojnë jetën si asnjëherë më parë

Zgjohuni të lumtur

Për ta filluar ditën me pozitivet, është e rëndësishme t’i thoni vetes se do të jeni të lumtur tërë ditën dhe se nuk ka asgjë në botë që mund t’ju zemëroj. Mbani mend të gjitha gjërat e mira që kanë ndodhur ditën e kaluar dhe bëjeni një listë me gjërat që duhet t’i arrini brenda 24 orëve, transmeton Telegrafi.


Vëzhgoni këmbët e të tjerëve

Sado budallaqe që mund t’ju duket, kjo ndihmon ta zbuloni nëse jeni të mirëseardhur në një bisedë apo jo. Kur i afroheni dy personave në mes të një bisede dhe ata i lëvizin këmbët, atëherë kjo tregon se ata dëshirojnë t’ju bashkohesh.

Keni probleme të mbani mend emrat e njerëzve?

Adresimi i njerëzve në emrat e tyre ndihmon në themelimin e lidhjeve të mira personale. Njerëzit e vlerësojnë idenë që ua keni mbajtur mend emrin herën e parë dhe kjo ndikon shumë në relacionet tuaja në të ardhmen.

Mirëpo, shumë njerëz i harrojnë emrat thuajse menjëherë. Truku është t’i mbani mend emrat duke i ndërlidhur emrat e tyre me diçka të ngjashme që e parafytyroni.

Mbani kontaktin me sy

Mos mbajtja e kontaktit me sy tregon se jeni nervoz apo keni mungesë vetëbesimi. Kjo mund t’jua shkatërroj prezantimin e rëndësishëm në zyre apo në intervistë.

Rriteni nivelin e inteligjencës

Për ta rritur inteligjencën, futeni veten në aktivitete interesante. Në vend se të bëheni skllav i teknologjisë, përpiquni të bëni detyra matematikore që i keni mësuar në shkollë, në vend se të përdorni kalkulatorin, ose në vend se të shfletoni Google gjeni informacionet në një fjalor apo enciklopedi. /Telegrafi/