Nëse ndonjëherë keni pasur problem me mbajtjen e pastërtisë të këpucëve, atëherë mos u ngutni

Ndoshta çdo problem mund të korrigjohet në shtëpinë tuaj.


A duket kjo shumë e mirë për të qenë e vërtetë?

Epo, Telegrafi ju sjell më poshtë disa truqe të shpejta të cilat ju ndihmojnë t’i bëni këpucët të duken si të reja.

Fërkoni këpucët me një banane, pastaj me një pecetë

1 268

Thjesht një lëvore e bananes dhe një pecetë mund t’i bëjnë këpucët tuaja të duken prapë të ndritshme.

Fillimisht e fërkoni lëkurën e këpucëve me pjesën e brendshme të lëvores së bananes, pastaj me një pecetë.

Për këpucë më të bardha, fërkoni me gomë lapsi

2 107

Nëse synoni t’ua ktheni këpucëve tuaja prapë ngjyrën e bardhë, atëherë merrni një gomë lapsi dhe fërkojeni për pjesën e ndyrë.

Për këpucë të ndritshme të lëkurës, përdorni pastrues xhami

3 82

Është metodë e çuditshme, por efektive dhe funksionon vërtet! Vetëm spërkatni këpucët e lëkurës me sprej xhami dhe vërejeni efektin. /Telegrafi/