LAJMI I FUNDIT:

Trupi ynë akumulon stresin: Ku fshihet më së shpeshti dhe si ta identifikoni

Trupi ynë akumulon stresin: Ku fshihet më së shpeshti dhe si ta identifikoni

Mënyra moderne e jetës dhe koha në të cilën po jetojmë na sjellin shumë stres me të cilin shpesh nuk dimë të përballemi

Shpesh problemet fizike me shëndetin mund të jenë të shkaktuara nga ndonjë problem psikologjik.

Disa nga hulumtimet kanë treguar që stresi mund të akumulohet në disa vende në trup, transmeton Telegrafi.

Qafa dhe supet

Qafa dhe supet vuajnë shumë nga stresi. Mund të ndieni presion dhe tension në qafë dhe në muskujt në pjesën e supeve. Kur jemi nën stres pa vetëdije i rrotullojmë krahët dhe në këtë pozë i shtrijmë muskujt gjë që çon në shfaqje të dhembjeve në këto pjesë të trupit.

Koka

Kur jemi nën stres shpesh kemi dhembje koke apo migrenë. Kjo është pasojë e kimikateve të cilat tajiten në trupin tonë gjatë stresit, ndërkaq ato ndikojnë në nerva dhe në enë të gjakut në tru, gjë që rezulton me dhembje koke.

Stomaku

Stomaku unë ka përgjigje të shpejtë ndaj gjendjes sonë mendore. Stresi nuk ka ndikim vetëm në punën e organeve të brendshme, por edhe në përbërjen e mikrobeve në barkun tonë. Stresi mund të ndikojë edhe në lukth, i cili fillon të tajitë më shumë thartirë për tretje gjë që shkakton djegësirë.

Pjesa e poshtme e shpinës

Dhimbja në shpinë është zakonisht dhembje nga koka. Kur jemi nën stres kemi tendencë që të ndryshojmë rutinën tonë, sjelljen, ecjen, mënyrën se si flemë gjumë, si ulemi dhe të gjitha këto ndryshime ndikojnë në muskujt tanë.

Nofullat

A ju kanë thënë ndonjëherë që po i kërcëlloni dhëmbët? Ka shanse të mëdha që kërcëllitja e dhëmbëve është pasojë e stresit, sepse muskujt ju janë shumë të tendosur dhe për shkak të stresit shfaqet ky veprim i padëshiruar.

Lëkura

Përse puçrrat gjithmonë ju dalin në të njëjtin vend. Kur për shkak të stresit lirohen më shumë hormone stresi, lëkura jonë bëhet më e ndjeshme, andaj më shumë bëhet e yndyrshme për shkak se tajitin qelizat. Prandaj kemi më shumë akne, mitisere, ethe apo diçka tjetër.

Stresi: burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe
Lexo po ashtu Stresi: burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe

Pankreasi

Te stresi kronik, pankreasi ynë mund të fillojë të prodhojë më shumë insulinë sesa është e nevojshme, prandaj ajo mund të shkatërrojë arteret tona dhe të çojnë në shtim peshe dhe në rrezik nga diabeti.

Nyjat, eshtrat dhe muskujt

Shkencëtarët kanë treguar në lidhshmërinë midis depresionit dhe tërë trupit. Nëse dyshoni që vuani nga depresioni, kërkoni sa më parë ndihmën e mjekut.

Bërtitni sa më fort që të mundeni
Lexo po ashtu Bërtitni sa më fort që të mundeni

Zemra

Stresi nga lëndimet emocionale rrisin shtypjen e gjakut, prandaj kjo ndikon në zemrën tonë. Shumë sëmundje të zemrës janë të lidhura me stresin, prandaj mendoni për zemrën tuaj.

Sistemi i imunitetit

Sistemi i imunitetit lufton kundër viruseve dhe baktereve. Kur jemi nën stres, trup ynë liron kimikatet të cilat zvogëlojnë fuqinë e sistemit t imunitetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori