LAJMI I FUNDIT:

Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë

Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë

Ushtarët e Koresë së Veriut janë filmuar duke marrë uniforma dhe pajisje në një terren stërvitor në lindjen e largët të Rusisë, që duket se konfirmon raportet nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) se 1,500 ushtarë veriorë janë dërguar për stërvitje ushtarake në Rusi.

Trupat e Koresë së Veriut mendohet se janë duke u trajnuar përpara se të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë, në atë që mendohet të jetë një shenjë e qartë e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngrohta midis Moskës dhe Phenianit.

Në një video të shpërndarë nga organizata e qeverisë ukrainase, Qendra Ukrainase për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit, mund të shihet një varg i gjatë ushtarësh në radhë për të marrë uniformat e tyre.


Ushtarët mendohet se po flasin në gjuhën koreane, megjithëse audioja me cilësi të ulët i pengoi diskutimet e tyre të kuptoheshin plotësisht.

Bëhet e ditur se me të mbërritur në Rusi, rekrutëve të Koresë së Veriut u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor që ofron përmasat e tyre për kapelet, uniformat dhe këpucët, përcjell Telegrafi.

Në një kopje të pyetësorit të ndarë me CNN, pjesa e sipërme e formularit është e shkruar në rusisht, ndërsa opsionet e ndryshme të madhësisë janë shkruar në koreanisht.

Një video tjetër që qarkullon në rrjete sociale, tregon trupat që mbërrinin në terrenin e trajnimit Sergeevka, i cili shtrihet afër kufirit të Rusisë me Kinën.

Në video, një folës rus mund të dëgjohet në sfond duke thënë “ne nuk mund t’i filmojmë ata”, përpara se të shtojë: “Ka më shumë, ka miliona prej tyre këtu. Këtu janë përforcimet e reja. Ky është vetëm fillimi. Ka më shumë”.

Kjo dëshmi duket se konfirmon shqetësimin e kahershëm të Kievit se Koreja e Veriut po përgatitet për një rol më të drejtpërdrejtë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Siç raportohet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte dhënë vazhdimisht alarmin në lidhje me aleancën e thelluar të Rusisë dhe Koresë së Veriut, duke thënë në një samit të NATO-s këtë javë se “mijëra” trupa të Koresë së Veriut ishin në rrugën e tyre për në Rusi.

“Nga inteligjenca që kam, ata po përgatisin 10,000 ushtarë, ushtarë të ndryshëm, forca tokësore, personel teknik”, tha Zelensky.

Ndryshe, mediat e Koresë së Jugut raportuan më parë se Veriu do të dërgojë gjithsej 12,000 trupa, megjithëse kjo shifër nuk ishte përfshirë në deklaratën e shërbimit të inteligjencës kombëtare.

Kjo mund të shënojë herën e parë që Koreja e Veriut bën një ndërhyrje të rëndësishme në një konflikt ndërkombëtar.

Por, pavarësisht se ka një nga ushtritë më të mëdha në botë me 1.2 milionë ushtarë, shumë prej trupave të saj nuk kanë përvojë luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori