LAJMI I FUNDIT:

Trumpit si bënë përshtypje protesta kundër vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, vendos të luaj golf (Foto/Video)

Trumpit si bënë përshtypje protesta kundër vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, vendos të luaj golf (Foto/Video)

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Edinburgut në ditën e tretë të protestave kundër vizitës së Donald Trupmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata protestuan në kohën kur presidenti amerikan ishte duke luajtur golf  në vendpushimin e tij në Turnberry në bregdetin Ayrshire.


Trump gjendet në Skoci me gruan dhe familjen e tij në një vizitë private, pak ditë para samitit të tij me Vladimir Putinin që do të mbahet të hënën në Helsinki, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Gjatë turnit të tij të golfit, ai u fishkëllye nga protestuesit të cilët u mblodhën afër perimetrit të kompleksit turistik

Policia, konfirmoi se ata ishin duke hetuar se si një paragllajd në mesin e protestuesve ishte në gjendje të fluturojë mbi Turnberry me një flamur që kritikonte Trumpin.

Policia po ashtu bëri të ditur se rreth 9 mijë vetë ishin prezentë në protestën e Edinburgut, ndërkaq organizatorët besonin se aty ishin rreth 60 mijë vetë.

Vizita e presidentit amerikan në Skoci është shoqëruar nën masa të rrepta të sigurisë.

Snajperistët e policisë janë të pozicionuar në nivelet e skeleve të përkohshme me pamje nga fusha e golfit, me një numër të madh të oficerëve të tjerë që patrullojnë në terren dhe në zonën përreth. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori