LAJMI I FUNDIT:

Trumpit i ndalohet të merr pjesë në zgjedhje edhe në një shtet amerikan

Trumpit i ndalohet të merr pjesë në zgjedhje edhe në një shtet amerikan

Zyrtari më i lartë zgjedhor i shtetit federal amerikan të Maine mori vendim që Donald Trump nuk mund të kandidojë për president të SHBA-së vitin e ardhshëm në këtë shtet. Vendimi është marrë duke iu referuar një amendamenti kushtetues.

Sekretarja e Shtetit në Maine, Shenna Bellows tha se ish-presidenti amerikan është i papërshtatshëm për shkak të veprimeve të tij që shkaktuan trazirat në Kongres në vitin 2021.


Kështu Maine iu bashkua Colorados dhe tani për tani këto janë dy shtetet që ia kanë ndaluar Trumpit të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, raporton cnn.

A mund të kandidojë Donald Trump për president pas vendimit të Colorados?
Lexo po ashtu A mund të kandidojë Donald Trump për president pas vendimit të Colorados?

Vendimi prej 34 faqesh thotë se Donald Trump duhet të hiqet nga fleta e votimit në Maine për shkak të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA – i cili ndalon këdo që të mbajë postin që ka marrë pjesë në një kryengritje.

Bellows thotë se gjatë disa muajve, duke kulmuar më 6 janar të vitit 2021, ish-udhëheqësi amerikan përdori një narrativë të rreme të mashtrimit zgjedhor për të “inkurajuar” mbështetësit për të sulmuar Capitol Hillin.

Sekretarja shtoi se është detyra e saj të ndjekë ligjet zgjedhore në shtetin që përfaqëson dhe se shpreson se “Gjykata e Lartë do ta zgjidhë këtë çështje në të gjithë vendin”.

Vendime të tilla radikale rrisin presionin ndaj Gjykatës së Lartë për të rishikuar gjithçka në fund.

Colorado është një vend votim “i besueshëm” për demokratët, megjithatë, Maine është politikisht më konkurrues dhe do të ishte më domethënëse për demokratët nëse Trump, si favorit i republikanëve, të mos lejohej të merr pjesë në zgjedhje.

Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani
Lexo po ashtu Pse një lajm i keq është lajm i mirë për Trumpin - tani për tani

Amendamenti i Katërmbëdhjetë (14) u ratifikua pas Luftës Civile Amerikane. Seksioni 3 kishte për qëllim të parandalonte secesionistët që të ktheheshin në rolet e tyre të mëparshme në qeveri pasi shtetet jugore iu bashkuan SHBA-së.

Ai u përdor kundër presidentit të Konfederatës, Jefferson Davis dhe Zëvendës Presidentit të tij, Alexander Stephens, të cilët shërbyen në Kongres.

Trump përballet me katër akuza penale, duke përfshirë një çështje federale dhe një shtetërore në Georgia, në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Evropa
Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Botë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa
Kalo në kategori