Trump vendos tarifë të re prej 25% për kamionët duke filluar nga 1 nëntori

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se nga 1 nëntori, të gjitha kamionët e mesëm dhe të rëndë të importuar në SHBA do të përballen me një tarifë prej 25%.
Ai tha se masa synon të mbrojë prodhuesit vendas nga “konkurrenca e padrejtë e jashtme”.
Përfituesit kryesorë pritet të jenë kompani amerikane si Peterbilt dhe Kenworth, si dhe Freightliner.
Meksika, që është eksportuesi më i madh i kamionëve të këtij lloji drejt SHBA-së, pritet të ndikohet më shumë nga vendimi.
Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka kundërshtuar këtë tarifë, duke paralajmëruar pasoja për zinxhirët e furnizimit dhe marrëdhëniet tregtare me aleatët.
Ekspertët vlerësojnë se ndikimet do të ndihen në çmime, prodhim dhe tregtinë ndërkufitare gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/




















































