Dallimi me gjyqtaren pasuese nuk ka si të jetë më i madh. Ruth Bader Ginsburg, e cila u shua pas një sëmundjeje të gjatë të kancerit, ia kishte kushtuar jetën luftës për barazinë gjinore, për të drejtën e abortit, luftës kundër diskriminimit të pakicave, një kujdesi shëndetësor për të gjithë dhe një politike humane të migracionit, zëvendësohet nga gjyqtarja konservatore Amy Coney Barret.
Zgjedhja e Donald Trumpit ra mbi 48 vjeçaren Amy Coney Barrett, që në shumë drejtime është e kundërta e Ruth Bader Ginsburgut. Katolikja besimtare është kundër abortit, mbështet politikën e ashpër të Trumpit ndaj migracionit dhe lufton kundër një kujdesi shëndetësor për të gjithë amerikanet e amerikanët. Një vendim që mund ta ndezë edhe më shumë atmosferën shpërthyese në këtë vend, që nuk ka qenë kurrë kaq e ndarë që nga kohë e luftës civile, kur bëhej fjalë për lirinë e skllevërve.
Ky vendim i Trumpit për vendin e liruar në Gjykatën Supreme që para zgjedhjeve, është i kontestuar pavarësisht nga personi konkret. Shumë thonë, se kaq pak para zgjedhjeve presidenciale, votueset e votuesit do duhet të vendosin se nga cili kamp do të vinte gjyqtari i ardhshëm i lartë. Në bazë të kësaj do duhej të zgjidhej njëherë presidenti, e ky pastaj do të jepte emërimin për postin që jepet deri në fund të jetës. Ky është një pozicion që e përkrah edhe kandidati për president i demokratëve, Joe Biden.
Joe Biden vetë nuk paraqiti ndonjë kandidate, por kishte lenë të kuptohej, se do të emëronte një afroamerikane liberale, që lufton kundër diskriminimit, për ligje më të ashpra për armët, kujdesin shëndetësor dhe të drejtën për abortin, duke e vazhduar kështu trashëgiminë e Ruth Bader Ginsburgut.
Ka shumë gjasa që senati i dominuar nga republikanët që para marrjes së mandatit nga presidenti i ri, të miratojë kandidaturën e gjyqtares së lartë. Me këtë, Donald Trump do kishte tre poste gjyqtarësh në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën e Lartë të zëna me kandidatë të djathtë.
Për shkak të moshës së gjyqtarëve në post ka mundësi, që Trump në rast rizgjedhjeje të mund të emërojë edhe një kandidat të katërt. Një argument ky, që mund të bindë republikanët e pavendosur të votojnë edhe njëherë për Donald Trumpin. E nëse kjo ndodh, atëherë Gjykata e Lartë për dekada të tëra do të ishte tërësisht në duart e republikanëve, e presidentët apo deputetët t ardhshëm nuk do mund të ndryshonin asgjë. Nuk ka pak amerikanë të gatshëm që për këtë të durojnë edhe katër vite të tjera me Donald Trumpin. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit