LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se do të publikohen të gjitha dosjet lidhur me vrasjen e John F. Kennedy

Trump thotë se do të publikohen të gjitha dosjet lidhur me vrasjen e John F. Kennedy

Presidenti i Amerikës, Donald Trump deklaroi se do të publikojë edhe pjesën tjetër të dosjes së vrasjes së ish-presidentit të ShBA-së, John F. Kenedy.

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se nuk do ta bllokojë publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare, që më parë ishin sekrete, të ndërlidhura me vrasjen e presidentit të dikurshëm, John F. Kennedy.


Lidhur me këtë çështje, Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se “si president, do të lejoj që të hapen të gjitha dosjet JFK, që për një kohë të gjatë ishin të bllokuara dhe sekrete”.

Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara më datë 26 tetor hapi një pjesë të dosjeve të mbetura lidhur ne vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Në vitin 1992, Kongresi i Shteteve të Bashkuara kishte urdhëruar që të gjitha dokumentet për këtë vrasje të lirohen pas 25 viteve.

Megjithatë, presidenti ka autoritet që ta bllokojë lirimin e dokumenteve në bazë të perceptimit se bërja publike e tyre mund t’i dëmtojë operacionet ushtarake ose të inteligjencës, agjencitë e zbatimit të ligjit ose raportet e jashtme.

Me arritjen e afatit u publikuan afro 3 mijë dokumente që kurrë nuk janë parë publikisht dhe më tepër se 30 mijë të tjera, që ishin liruar vetëm pjesërisht.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori