Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk rizgjidhet president.
Komentet erdhën në një tubim në Ohajo ndërsa Trump diskutonte mundësinë e një lufte tregtare në rritje me Kinën mbi prodhimin e automjeteve.
Tubimi kishte për qëllim mbledhjen e sa më shumë votave për kandidatin republikan, Bernie Moreno, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Nëse jeni duke dëgjuar, presidenti Xi dhe unë jemi miq, por ai e di se si veproj unë. Ne do të vendosim një tarifë prej 100 për qind për çdo veturë dhe ata nuk do të jenë në gjendje t’i shesin ato nëse un zgjidhem”, tha Trump.
“Tani nëse unë zgjidhem, do të ketë gjakderdhje, kjo do të jetë më e pakta. Do të ketë gjakderdhje për vendin. Ata po ndërtojnë fabrika masive, por nuk do t’i shesin ato vetura”, shtoi Trump.
Më vonë ai tha se “Nëse këto zgjedhje nuk i fitoj, nuk jam i sigurt nëse do të keni zgjedhje tjera ndonjëherë në këtë vend”.
Në përgjigje të komenteve të ish-presidentit, zëdhënësi i fushatës së presidentit aktual Joe Biden, James Singer, tha se “Ky është Donald Trump, një humbës që në vend që të tërheqë një audiencë më të gjerë, dyfishon kërcënimet e tij për dhunë politike”.
Gjithashtu, gjatë fjalimit, Trump u bëri thirrje katolikëve që të mos votojnë për Biden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë” – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë – ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit