LAJMI I FUNDIT:

Trump takohet për një “darkë sekrete” me drejtorin e Facebook, në Shtëpinë e Bardhë

Trump takohet për një “darkë sekrete” me drejtorin e Facebook, në Shtëpinë e Bardhë

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg kishte darkuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump dhe investitorin e teknologjisë, miliarderin Peter Thiel në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, sipas një raporti nga NBC News, transmeton Telegrafi.

Thiel, i cili ishte një nga mbështetësit më të hershëm të Facebook, është një nga shtatë anëtarët e bordit të drejtorëve të kompanisë.

Facebook-u konfirmoi darkën për NBC News të mërkurën vonë.


“Siç është normale për një Drejtor Ekzekutiv të një kompanie të madhe amerikane, Marku pranoi një ftesë për të darkuar me Presidentin dhe Zonjën e Parë në Shtëpinë e Bardhë”, tha një zëdhënës i Facebook për NBC News në një deklaratë.

Është e paqartë pse Zuckerberg dhe Thiel u takuan me presidentin, çfarë diskutuan, ose pse takimi u bë i panjohur, derisa NBC News e raportoi atë.

Kjo është hera e dytë që CEO i Facebook u takua me Trump në një takim të pazbuluar. Zuckerberg më parë darkoi me presidentin dhe senatorët e tjerë në fund të shtatorit në një vizitë të papritur të DC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori