LAJMI I FUNDIT:

Trump: SHBA dhe Franca dakordohen rreth Iranit

Trump: SHBA dhe Franca dakordohen rreth Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot minimizoi dallimet me Francën mbi Iranin, duke thënë se me homologun e tij francez Emmanuel Macron janë dakorduar se Teherani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Në takimin e dy presidentëve në qytetin francez Caen, me rastin e 75-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi, Trump përsëriti ofertën e SHBA-së për rinovimin e negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, ndërsa Macron u pajtua se duhet të fillojnë negociata të reja me Iranin.


SHBA vitin e kaluar braktisi marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të fuqive të mëdha dhe Iranit, dhe ri-vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit.

Trump ka dërguar së fundmi një aeroplanmbajtëse dhe bombardues në Lindjen e Mesme, për shkak të raporteve të inteligjencës për sulme të mundshme nga Irani.

Vendet tjera nënshkruese të marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore 2015 – Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina, vazhdojnë të mbajnë marrëveshjen me Iranin dhe për të ulur tensionet.