Trump "refuzon" ndihmën e Britanisë: Tashmë e kemi fituar luftën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar një mesazh për kryeministrin britanik, Keir Starmer, në llogarinë e tij në Truth Social.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme, por duket se e refuzon ofertën.
“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme”, shkroi Trump.
“Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to - por do ta mbajmë mend”, shtoi ai.
“Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë! Presidenti DONALD J. TRUMP”, përfundon postimi i Trumpit.
Ndryshe, sot u raportua se Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë. /Telegrafi/





















































