Trump: Nuk do të ketë më izolim në SHBA

245:"US President Donald Trump walks from Marine One after arriving on the South Lawn of the White House in Washington, DC, October 1, 2020, following campaign events in New Jersey. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Presidenti amerikan Donald Trump insiston se SHBA nuk do të kthehet në izolim sërish, pavarësisht rritjes së rasteve.
Ai nuk ka në fakt fuqinë për të ndaluar shtetet individuale që të hyjnë në izolim nëse ato duan ta marrin një masë të tillë për të vendosur nën kontroll rastet.
SHBA raportoi dje mbi 59 mijë infektime të reja, ndërsa numri i viktimave po i afrohet shifrës 217 mijë.
“Ne nuk do ta bëjmë përsëri”, tha Trump për Fox News, kur u pyet për mundësinë e izolimeve të reja rajonale.
Infektimet në shkallë globale kanë shkuar tani në 38.4 milionë ndërsa viktimat, 1.09 milion.
SHBA udhëheq sa i takon rasteve dhe viktimave, me pak më pak se 8 milionë infektime dhe rreth 217 mijë viktima. /tch/
Nga
Telegrafi
15/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































