LAJMI I FUNDIT:

Trump “është në telashe”, ka thënë një ‘burim i brendshëm’ pas rritjes së DeSantis në sondazhet për garën e vitit 2024

Trump “është në telashe”, ka thënë një ‘burim i brendshëm’ pas rritjes së DeSantis në sondazhet për garën e vitit 2024

Mediumi prestigjioz The Guardian ka shkruar se në një mesazh të parë nga ky medium, një veteran ka vlerësuar se “Trump është në telashe”.

Reagimi i tij ka ardhur pasi në një sondazh në lidhje me kandidatët e mundshëm republikanë për president në vitin 2024, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka dalë “fitues” në raport me Donald Trumpin me 23 pikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është disponimi i votuesve me prirje republikane dhe republikanët në një sondazh të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk dhe të publikuar të martën.


Por një “vlerësim” më i keq erdhi për Trump të mërkurën, me publikimin e një sondazhi të Wall Street Journal, i cili i dha DeSantis një avantazh prej 14 pikësh, 52%-38%, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Muajin e kaluar, guvernatori DeSantis shënoi një fitore dërrmuese të rizgjedhjes me një fjalim, ku përmendi “dy vite të tjera”.

Ndërkohë në Uashington të martën, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, tha se Trump i kishte kushtuar partisë në vendet kryesore, duke mbështetur kandidatët primar që rezultuan “të paaftë për të fituar votuesit në zgjedhjet afatmesme”.

USA Today tha se sondazhi i saj tregoi se mes votuesve republikanë dhe me prirje republikane, entuziazmi për një tjetër kandidim të Trump po zvogëlohet.

“Në korrik, 60% e republikanëve donin që Trump të kandidonte përsëri. Në tetor, ky numër kishte rënë në 56%. Tani ka rënë në 47%, një ndarje pothuajse e barabartë me 45% që nuk duan që ai të kandidojë për herë të tretë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Kalo në kategori