Donald Trump ka shpërndarë një video të rreme tani virale të tij duke goditur Bruce Springsteen me një top golfi.

Postimi ka tërhequr kritika dhe tallje të rënda në internet, me shumë prej tyre që kanë postuar fotot reale të Trumpit nga fusha e golfit.


Ndërsa të tjerë kanë thënë se “kjo nuk është ajo që bën një president”.

Bëhet e ditur se postimi tërhoqi vëmendjen edhe të Federatës Amerikane të Muzikantëve (AFM), e cila lëshoi ​​një deklaratë duke mbrojtur Springsteen dhe Taylor Swift, pasi Trump “i sulmoi” të dy në rrjete sociale. /Telegrafi/