LAJMI I FUNDIT:

Trump Jr dhe e dashura po synojnë ta marrin drejtimin e partisë republikane: Edhe një Trump drejt presidencës amerikane

Trump Jr dhe e dashura po synojnë ta marrin drejtimin e partisë republikane: Edhe një Trump drejt presidencës amerikane

Donald Trump Jr dhe Kimberly Guilfoyle janë duke bërë lëvizje për të zgjeruar ndikimin e tyre në Komitetin Kombëtar Republikan.

Disa burime thonë se ata mund të kërkojnë të marrin vetë strukturën e partisë, raporton CNN.


Djali i madh i presidentit Trump dhe e dashura e tij, një mbledhëse fondesh për fushatën e Trumpit dhe ish-nikoqire e Fox Newsit, e kanë bërë të qartë se nuk janë kënaqur me kryetaren e RNC-it, Ronna McDaniel, të cilën ata e konsiderojnë se nuk ka bërë aq sa duhet për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane, transmeton Telegrafi.

Trump Jr dhe Guilfoyle mund të kërkojnë role drejtuese në RNC për të pozicionuar komitetin për një rikthim në garën presidenciale.

“Don Jr dhe Kimberly i kanë vënë syrin RNC-it, duke e marrë vetë përsipër ose përmes dikujt pranë tyre”, tha një burim i Partisë Republikane pranë Shtëpisë së Bardhë.

Trump Jr shihet si një figurë popullore në bazën e babait të tij. Nëse Trump Jr dhe Guilfoyle nuk marrin përfundimisht pozicionet zyrtare në RNC, burimet thanë se dikush pranë familjes Trump, siç është këshilltari i fushatës për një kohë të gjatë David Bossie, mund të bëhet kryetar.

“Ata nuk duan që udhëtimi të përfundojë”, tha një këshilltar i Trumpit për Trump Jr dhe Guilfoyle.

Emra të tjerë që dalin në sipërfaqe në kërkimin e udhëheqjes së re të RNC përfshijnë ish-kryetarin dhe shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus dhe kryetaren e Partisë Republikane të Ohios, Jane Timken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori