LAJMI I FUNDIT:

Trump: Ishte paaftësia e Kinës që shkaktoi vdekjet masive në të gjithë botën nga pandemia COVID-19

Trump: Ishte paaftësia e Kinës që shkaktoi vdekjet masive në të gjithë botën nga pandemia COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti sulmet e tij ndaj menaxhimit të Kinës për krizën e coronavirusit dhe tha se “paaftësia” e vendit aziatik ishte ajo që shkaktoi një “vdekje masive në të gjithë botën”.

Trump me anë të një shkrimi në Twitter tha se Kina akuzohet për avancimin e virusit dhe e gjitha kjo ishte nga “paaftësia e Kinës dhe asgjë tjetër” gjë që shkaktoi këto vdekje masive në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.


Në fillimin e krizës Trump nuk akuzoi Kinën, por ndërsa virusi përparonte ai ndryshoi fjalimin e tij dhe filloi të kritikojë Pekinin, fuqinë e dytë botërore.

Në një vit zgjedhor në të cilin rritja e papunësisë kërcënon shanset e tij në zgjedhjet e nëntorit, Trump ka përsëritur për javë të tëra që bilanci i fortë i virusit, i cili ka lënë më shumë se 330,000 të vdekur në botë, mund të ishte shmangur nëse Kina do të kishte vepruar në një përgjegjës pasi u zbulua në qytetin Wuhan.

Nga ana e saj, Pekini këmbëngul se menaxhimi i pandemisë ka qenë transparent dhe se ka njoftuar OBSH në kohë për sëmundjen.

Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në atë qytet, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane përjashtojnë që shpërthimi është artificial. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori