LAJMI I FUNDIT:

Trump: Hetimet për Rusinë janë të sajuara

Trump: Hetimet për Rusinë janë të sajuara
JUNE 22, 2107 FILE PHOTO FILE - In this June 22, 2017 file photo, President Donald Trump speaks on the South Lawn of the White House in Washington. President Donald Trump is not known for plunging into the details of complex policy issues, and health care is no exception. Since his campaign days, Trump has addressed health care in broad, aspirational strokes. Nonetheless he made some clear promises along the way. (AP Photo/Alex Brandon, File)

Presidenti Donald Trump i është drejtuar bazës së mbështetësve të tij, ndërsa po thellohet hetimi për një bashkëpunim të mundshëm të anëtarëve të fushatës së tij elektorale me Rusinë.

Presidenti Trump mori pjesë në një tubim të stilit elektoral në shtetin e Virxhinias Perëndimore, ku u votua gjerësisht në favor të tij gjatë zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar. Ai i rikthehet bazës së mbështetësve të tij ndërsa po përballet me një nivel të ulët miratimi në sondazhe dhe një axhendë të ngadalësuar legjislative në Kongres.


Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, po shfaqen ndërkaq shenja pakënaqësie edhe në radhët e republikanëve.

I rikthyer mes mbeshtetësve të tij besnikë, Presidenti Trump kërkon të balancojë perceptimin se po kryeson një administratë të trazuar.
“Amerikanët e të gjitha llojeve po bashkohen me një qëllim të thjeshtë, për ta bërë Amerikën sërish madhështore!”, tha Presidenti Trump.

Ai iu kundërvu hetimeve për Rusinë, duke e quajtur hetimin “krejtësisht një sajesë”.

“Ne nuk fituam për shkak të Rusisë. Ne fituam prej jush. Kërkojnë t’ju largojnë nga udhëheqja që ju doni, nëpërmjet një historie false që na nëpërkëmb të gjithëve dhe në veçanti nëpërkëmb vendin tonë dhe Kushtetutën tonë”, tha Presidenti Trump.

Tubimi po zhvillohej ndërsa u njoftua se Prokurori i posaçëm Robert Mueller ka kërkuar mbledhjen e një jurie të madhe për të paraqitur provat e hetimit të tij për Rusinë.

Presidenti Trump vazhdon të tërheqë turma të mëdha, ndërsa përballet me vështirësi në sondazhet kombëtare.
Sipas anketimit më të fundit të Universitetit Quinnipiac, niveli i miratimit për të ka rënë në 33% dhe mbështetja për të po bie edhe në radhët e partisë së tij.

“Republikanët vazhdojnë sigurisht ta mbështesin, por tashmë në nivelin 70%, nga 90% që ka qenë më parë. Pra, ai po humb republikanët”, thotë Tim Malloy, i Universitetit Quinnipiac.

Kjo është e dukshme në marrëdhënien e tensionuar ndërmjet Presidentit dhe shumicës republikane në Kongres, në veçanti pas dështimit në Senat për sistemin e kujdesit shëndetësor.

Udhëheqësi republikan në Senat, Mitch McConnell refuzoi thirrjen e Presidentit Trump për të ndryshuar rregullat parlamentare.

“Siç ia kam thënë shpesh Presidentit dhe juve, nuk i kemi votat e duhura për të ndryshuar rregullat e Senatit”, deklaroi udhëheqësi i maxhorancës republikane, Senatori Mitch McConnell.

Presidenti Trump nënshkroi ligjin për sanksione ndaj Rusisë, i cili u miratua me mbështetje të madhe dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Por, ai shkruajti gjithashtu në Twitter duke fajësuar Kongresin për marrëdhëniet e këqija me Rusinë, dhe duke shkaktuar kështu një kundërpërgjigje nga Senatori republikan Bob Corker.

“Mendoj se vepruam në mbrojtje të interesit kombëtar. Është Putini, i cili nëpërmjet veprimeve të tij, e ka ulur marrëdhënien në nivelin më të keq që nga viti 1991”, tha Senatori republikan Bob Corker, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Natyra luftarake e zotit Trump motivon kundërshtarët e tij dhe gjithashtu tërheq bazën e tij mbështetëse.
“Ai zhvilloi një fushatë elektorale të pazakontë, si një kandidat i ashpër. Dhe nuk e ka ndyshuar këtë aspekt edhe pas marrjes së detyrës”, thotë Kyle Kondik, i Universitetit të Virxhinias.

Tashmë Presidenti dhe Kongresi do të pushojnë të shkëputur nga Uashingtoni. Ligjvënësit kanë filluar pushimin e tyre të përvitshëm të gushtit, ndërsa Presidenti Trump fillon 17 ditë pushimesh në kompleksin e tij të golfit në New Jersey.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori