LAJMI I FUNDIT:

Trump godet topin e golfit, por ai bie në ujë – pastaj fillon me “sharje”

Trump godet topin e golfit, por ai bie në ujë – pastaj fillon me “sharje”

Ky është momenti qesharak kur presidenti amerikan Donald Trump u filmua duke “sharë” ndërsa po luante një lojë golfi, gjatë Ditës së Falënderimeve.

Dhe sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti bërtiti: “Unë e urrej këtë vrimë!” ndërsa ai dërgoi topin duke fluturuar në një liqen në vendpushimin e tij në Virxhinia të enjten pasi kaloi kohën e pushimeve në Washington DC.


Në pamjet qesharake të TMZ, Potus mund të dëgjohet duke thënë “ah, m**!” ndërsa topi i golfit u zhduk në një liqen aty pranë, duke shtuar se ai nuk ishte adhurues i “kësaj vrime të mallkuar”.

Ndryshe, së fundmi Trump ka thënë se do të pranojë fitoren e Joe Biden pavarësisht “mashtrimit masiv” – por ai nuk ka specifikuar nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e Demokratit.

“Do të jetë një gjë shumë e vështirë për të pranuar sepse ne e dimë se kishte mashtrim masiv”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konferencë shtypi për Falënderimet. “[Por] sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”. /Telegrafi/