LAJMI I FUNDIT:

Trump fiton në Karolinën e Jugut

Trump fiton në Karolinën e Jugut

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA po zhvillohet një betejë e ashpër mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

Tashmë është konfirmuar se mbi 100 milionë qytetarë amerikanë kanë dalë në zgjedhje, që po konsiderohet si numri më i madh në 100 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


E lajmi më i fundit vjen nga Karolina e Jugut, nga ku është bërë e ditur se Donald Trump ka fituar në këtë shtet me 9 vota elektorale kundrejt rivalit Biden.

Kujtojmë që në Florida ka ndryshuar rezultati dhe po zhvillohet një garë e ashpër mes Trumpit dhe Bidenit, dhe duket se deri në çastet e fundit nuk do të mund të përcaktohet fituesi. /Telegrafi/